iClear

Themelimi i iClear

iClear Orthodontic Aligners, ne jemi gjithmonë duke u përpjekur të përmirësojmë përvojën ortodontike për të gjithë pacientët tanë brenda dhe jashtë vendit.

Ne përpiqemi të qëndrojmë në pararojë të teknologjisë së përparme në mënyrë që të ofrojmë një gamë të gjerë trajtimesh ortodontike efikase, përfshirë iClear Aligners. Nëse po kërkoni Clear Aligners, nuk do të gjeni ndonjë vend më të mirë! Ortodontët tanë janë ekspertë kur bëhet fjalë për trajtimet iClear dhe praktika jonë ka bërë rastet më një numer te madh, duke na lejuar ne që të arrijmë statusin e Ofruesit të produktit tonë iClear Aligners. Për të vazhduar me të gjitha përparimet e fundit te teknologjise dhe pervojes tone klinike, Dr. Edison Shimaj, Dr Jonida Subashi, marrin pjese rregullisht në samite dhe ngjarje ortodontesh duke ndjekur gjithnje arritjet e fundit sa i perket ortodoncise dixhitale.

Nëse vizitoni iClear ju do të shikoni të gjithë linjen tonë të prodhimit dhe gjithashtu mund të besoni trajtimin tuaj iClear, do kuptoni që jeni në duar të besuara!

Pse iClear?

Ne që prej vitit 2013 punojme në fushen e ortodoncise duke shënuar sukses në më shumë se 3000 raste klinike të dokumentuara,

Në Shkurt 2014 ne filluam për here të parë prodhimin e Aligner Semi-dixhital duke trajtuar vetëm pacientet tanë me aparatet manuale duke korrigjuar recidivat e rasteve klinike.

Që prej asaj kohe në gjithmone ishim në kërkim të së resë dhe përsosmërisë së shërbimit tonë në fushën e dentistrisë dhe veçanërisht në atë të ortodoncisë,

Inovacioni ka qenë gjithnjë filozofia dhe qëllimi ynë.

Ne Korrik 2017, ne kaluam gjithçka në sistem dixhital ku na erdhi në ndihmë teknologjia 3D.

Sot zotërojmë një hapësirë të posaçme dhe një staf të mirë trajnuar për të diagnostikuar, përpunuar, prodhuar dhe dorëzuar produktin tonë pacientit, apo doktorëve tane koleg me të cilët kemi një bashkëpunim të shkëlqyer.

Aktualisht bashkëpunojmë me shumë se 45 klinika dentare në qytete të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në Mali e Zi.

Gjithashtu jemi në pritje të marrjes së certifikatës CE që të kemi mundësinë e një tregu edhe jashtë vendit tonë.

Dhjetor 2018 ne krijuam Brandin tonë iClear Aligners®, ku tashmë indentifikohemi si prodhues dhe ofrues serioz të linjes së padukshme ortodontike iClear Aligners.

2019 për herë të parë në rajon dizenjojmë një aparat zbardhimi dhe një furçë dhëmbësh Ultrasonike iClear White dhe iClear Brush.

Zbardhuesi i dhëmbëve iClear White® është i pajisur me dritë led e cila ka adoptuar, teknologjinë e dritës së ftohtë, bashkuar me silikonin qe ka formën e dhëmbëve dhe dritë të ftohtë të intensitetit të lartë. Rrezet blu reagojnë me xhelin zbardhues profesional, i cili zhduk njollat në sipërfaqen e dhëmbit. Kjo pjesë e silikonit është dizenjuar bazuar tek principet e inxhinierisë orale të njeriut. Do të ndiheni rehat gjatë procesit të zbardhimit të dhëmbëve. Kur kafshoni silikonin, ai do të jetë në përmasa perfekte dhe do të mbulojë dhëmbët tuaj plotësisht i cili përdoret në kushte shtëpie nga pacientet tanë që trajtohen me iClear Aligner dhe jo vetëm.

iClear Brush?

iClear Brush është mënyra me e re dhe më efektive për pastrimin dhe mirëmbajtjen e dhëmbëve tuaj! Furça iClear, ofron disa metoda sesi mund të mbani pastër dhëmbët tuaj!

1-Clean : Clean është mënyra e punimit të furçës së dhëmbëve. Me 31.000 rrotullime të furcës për minutë. Pastron dhëmbët me një eficiensë superiore në këtë program 2 minuta.

Modeli “Clean” është modeli bazë i kësaj furçe. Nëse dëshironi të përdorni vetëm një model, atëhere zgjidhni këtë.

2-Sensitive : Nëse keni dhëmbë ose mishrat e dhëmbëve të ndjeshëm, ose vibrimet sonike janë “te padurueshme” për ju në fillim, vendosni mënyrën “Sensitive”. Në këtë mënyrë furca do të vibrojë me një intensitet të ulët, duke qenë të kujdesshëm për dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve tuaj.

3-Polish : Përmirëson shkëlqimin e dhëmbëve. Ritmi ndryshon shpejt. Intensiteti i vibrimit ndryshon cdo 0.1 sekonda për të simuluar efektin e shkëlqimit. Mund të përdoret për trajtim ekstra në zonën e dhëmbëve prerës për ti zbardhur ato.

4-White : Në modelin “White”, furca e dhëmbëve punon pak më fortë për të hequr shenjat e ngelura nga kafeja apo caji.

Close Menu
×
×

Cart